HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore / Gramozi - Skenderbeu 0-1 (Nderpritet 73')
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 27 Mars 2010 16:03   pdfShtypEmail
skenderbeu_lojtaret_festojne_gol_fitore_thumbNe Erseke, ne nje atmosfere shume te kendshme sportive ne pranine e mbi 4000 tifozave vendas dhe miq filloi takimi midis dy "fqinjeve" qe ne pamje te pare u duk se do te kishim nje ndeshje shume interesante midis te dyja skuadrave. Loja filloi e shpejte edhe e bukur per miqte te cilet shenuan qe ne fillim te takimit, kur pas nje gjuajtje te Roshit, grushton Amettli dhe aty Guerrib godet duke e derguar topin ne rrjete dhe duke i dhene avantazhin miqve. Me pas vendasit kane filluar shpeshtimin e sulmeve ne drejtim te portes se Llapanjit, por pa sukses. Ne minuten e 35-te Ngjela shenon nje gol i cili u anullua per pozicion jashte loje. Pjesa e pare perfundoi me fitoren e Skenderbeut te cilet e ruajten avantazhin edhe ne vazhdim te pjeses se dyte, duke u munduar te mbrohen mire dhe te mos lejojne sulmet e vendasve me Dos Santos te rrezikojne porten e Llapanjit. nderkohe ne minuten e 73-te vjen edhe momenti me delikat i takimit, kur Hoti nderrhyn ne menyre te parregullt ndaj Malindit dhe gjyqtari Taullai e ndeshkon me karton te verdhe. Me pas mesfushori i Skenderbeut, i acaruar nga veprimi i Hotit dhe entuziazmi i tifozerise vendase replikon me sportdashesit ne shkallet e Stadiumit duke i irrituar se tepermi dhe tensioni rritet se tepermi. Tifozat vendas filluan te hedhin sende te forta ne drejtim te fushes, te cilat kane goditur gjyqtaret e takimit. per kete arsye, te tre gjyqtaret pas asistences mjekesore qe kane marre kane qendruar ne dhomat e zhveshjes dhe me pas i derguari i FSHF-se besnik cela ka dhene vendimin e marre prej gjyqtarit kryesor Artan taullai per te perfunduar takimin ne minuten e 73-te. Komisioni i Disiplines, pritet te vendosi se cfare do te ndodhi me rezultatin e ketij takimi.

Skeda e ndeshjes - Kliko ketu

Altin Ngjela

busy
komente