HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 04 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Liridon Leci: Me Vllaznine drejt Evropes!
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 14 Prill 2010 11:23   pdfShtypEmail

liridon_leci1_187246200Liridon Leci, një nga futbollistët e Kosovës që militon në radhët e skuadrës së Vllaznisë së Shkodrës, ka thënë se është i kënaqur me rezultatet e skuadrës së tij, sidomos në garat e Kupës së Shqiperise.

Skuadra nga Shkodra ka siguruar finalen e Kupës së Shqipërisë dhe se, Leci nëpërmjet Vllaznisë kërkon Evropën.    

“Tashmë kemi siguruar finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë. Të gjithë në klub janë maksimalisht të përgatitur për sfidën e finales. Objektivi ynë primar është ta fitojmë Kupën e Kosovës, në mënyrë që të sigurojmë një vend në kupat evropiane. Do të dëshiroja që nëpërmjet Vllaznisë ta preki Evropën”, ka thënë Leci. 

I kënaqur me skuadrën e Vllaznisë 

Ish-futbollisti i Prishtinës, Liridon Leci, ka thënë se kushtet që ofron Vllaznia janë shumë të mira. Ai ndihet mirë që është pjesë e futbollit shqiptar.

“Futbolli shqiptar po shkon në rritje. Kushtet që ofron skuadra e Vllaznisë janë mjaft të mira dhe se, ndihem mirë që klubi ka ambicie të larta”, tha Leci. 

Ofertat 

Ndonëse garat e kampionatit shqiptar janë në fazën më përfundimtare, në adresë të kosovarit Leci kanë ardhur disa oferta serioze.

Leci dëshiron të gjejë arazhman në ndonjë kampionat tjetër, ku futbolli është më i fortë.  “Drejtuesit e Vllaznisë më kanë ofruar zgjatjen e kontratës edhe për një vjet, mirëpo jam duke shqyrtuar disa oferta jashtë Shqipërisë. Bëhet fjalë për skuadra nga Azerbajxhani. Por, gjithçka do të vendoset gjatë merkatos së verës”, ka thënë Leci.

Fatmir Bytyçi


busy
komente