Vllaznia/ Drejtuesit analize dhe gjobe Smajlit | ||||
|
Klubi i futbollit Vllaznia pasi ka analizuar diten e diele gjerat me stafin drejtues te ekipit,diten e sotme ashtu sic ishte paralajmeruar ,u zhvillua nje mbledhje me ekipin. Me perjashtim te futbollisteve Bala e Feniks qe ende nuk jane bashkuar me skuadren per arsye te mos ardhjes ende ne Shqiperi per shkak te linjave ajrore si dhe te Grimes per arsye familjare, kane marre pjese te gjithe futbollistet e tjere.Nga ana e presidentit Valter Fushaj sigurisht qe eshte kerkuar llogari per nje fare neglizhence ne loje te futbollisteve ne ndeshjen e fundit me Skenderbeun. Futbollistet nga ana e tyre jane justifikuar me faktin se ata kane qene te ndikuar nga fjalet qe kane qarkulluar gjate gjithe javes per lenien e ndeshjes. Drejtuesit e klubit natyrisht kane kerkuar qe gjera te tilla te mos perseriten me ngaqe detyra e futbollisteve eshte per ta bere sa me mire ate, te luajne futboll ne fushe per te dhene vlerat me te mira te tyre.Ne fund drejtuesit i kane komunikuar futbollistit Dritan Smajli gjoben prej 50 mije lekesh te reja per kartonin e kuq te mare me ndeshjen me Skenderbeun,te cilen e kane konsideruar te pajustifikueshem Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3546 |