HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 25 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Disiplina/ Skenderbeu fiton ne tavoline me Vllaznine
nga AlbaniaSoccer   E martë, 20 Prill 2010 23:48   pdfShtypEmail
Sot ne mesdite, Komisioni i fshf_logoDisiplines perpos masave te tjera disiplinore ka vendosur ti heq Vllaznise tri piket e marra ndaj Skenderbeut dhe tia jap kesaj te fundit ne tavoline ,me rezultatin 2:0.Gabimet ne protokollin e ndeshjes kane bere qe shkodranet te ndeshkohen.

Vendimet e Komisionit te Disiplines:

  1. Për shkak të gabimeve në plotësimin e protokolleve të ndeshjeve për ekipet U-17 dhe U-19, vendimi 1 i KDS i datës 13/04/2010 në pikën d ndryshohet si më poshtë:

d.1) Luftëtari – Pogradeci U-17 (e prapambetur), ndeshjen e fiton 2-0 Luftëtari.

d.2) Luftëtari – Skënderbeu U-19 (e prapambetur), ndeshjen e fiton 2-0 Luftëtari. Ekipit të Skënderbeut U-19 i hiqen 3 pikë nga klasifikimi.

  1. Ekipet U-17 dhe U-19, sipas listës së poshtëshënuar, për mosparaqitje në ndeshjet respektive, në bazë të neneve 4, 9, 19 e 23 të KDS dënohen si më poshtë:

a)      Memaliaj – Bilisht Sport U-17. Ndeshjen e fiton 2-0 Memaliaj U-17.

b)      Naftëtari-Sopoti U-19. Ndeshjen e fiton 2-0 Naftëtari U-19. Ekipit U-19 të Sopotit i hiqen 3 pikë nga klasifikimi.

c)      Turbina-Gramshi U-19. Ndeshjen e fiton 2-0 Turbina U-19. Ekipit U-19 të Gramshit i hiqen 3 pikë nga klasifikimi.

d)     Laçi-Pogradeci U-19. Ndeshjen e fiton 2-0 Laçi U-19.

e)      Skrapari-Memaliaj U-17. Ndeshjen e fiton 2-0 Skrapari U-17. Ekipit U-17 të Memaliajt i hiqen 3 pikë nga klasifikimi.

f)       Apolonia-Burreli U-17. Ndeshjen e fiton 2-0 Apolonia U-17. Ekipit U-17 të Burrelit i hiqen 3 pikë nga klasifikimi.

  1. Lojtarët e ekipeve U-17 të Partizanit dhe Besës, Erion Çullhaj e Andi Kori, për goditje me grusht të kundërshtarit, në bazë të neneve 4, 9, 19 dhe 26/ 1 b të KDS dënohen secili me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
  2. Lojtari i ekipit U-17 të Besës, Kejsi Zena, për ofendim të arbitrit, në bazë të neneve 4, 9, 19 e 26/7 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim dhe 5.000 lekë gjobë.
  3. Ndeshja e Ligës Amatore Vllaznia-Shkodra U-15, e cila nuk është zhvilluar me datë 04/04/2010, do të zhvillohet në një datë që do t’u komunikohet nga Përgjegjësi për Ligën Amatore në FSHF.
  4. Ekipi i KF Vllaznia, për aktivizim në lojë në ndeshjen Vllaznia-Skënderbeu të një lojtari që nuk ka qenë në protokollin e ndeshjes, në bazë të neneve 4, 9, 19 dhe 26/20 të KDS, humbet ndeshjen me rezultatin 2-0.
  5. KF Vllaznia, për hedhje të sendeve të forta në fushën e lojës, në bazë të Neneve 4, 9, 19 dhe 24 të KDS, dënohet me 50.000 lekë gjobë.
  6. KF Apolonia, për hedhje të sendeve të forta në fushën e lojës, në bazë të Neneve 4, 9, 19 dhe 24 të KDS, dënohet me 50.000 lekë gjobë.
  7. Ekipi i Maliqit, për aktivizim në lojë në ndeshjen Maliqi – Domosdova të lojtarit të papërfshirë në protokollin e ndeshjes, në bazë të Neneve 4, 9, 19 dhe 26/20 të KDS, humbet ndeshjen me rezultatin 2-0.
  8. Zyrtari i KF Tërbuni, Erogen Vaso, për ofendim të arbitrave e tentativë goditje, në bazë të Neneve 4, 9, 19 dhe 24/44 të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim dhe 5.000 lekë gjobë.
  9. Lojtari i KF Iliria, Endrit Ziri, për goditje të kundërshtarit, në bazë të Neneve 4, 9, 19 dhe 26/ 1 b të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
  10. Për ankesat e paraqitura nga ekipet e Futbollit të Sallës KS Ali Demi, Flamurtari e Nord Albania do të vendoset në mbledhjen e ardhshme të Komisionit të Disiplinës me dt 27/04/2010 pasi të administrohet edhe vendimi i dhënë nga Shoqata e Minifutbollit që ka ndryshuar pjesëmarrjen e ekipeve në play-off.
  11. Mospranimin e reklamimit të ekipit U-19 të Beslidhjes për shkak të parashkrimit të tij.
  12. Për reklamimin e bërë nga ekipi U-17 i Elbasanit për ndeshjen Elbasani-Lushnja zhvilluar me datë 08/04/2010, për shkak të parregullsive në protokollin e ndeshjes, thirren arbitrat e ndeshjes për t’u dëgjuar nga Komisioni i Disiplinës në mbledhjen e ardhshme me datë 27/04/2010.

busy
komente