HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Besa-Shkumbini 2:0
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 21 Prill 2010 17:49   pdfShtypEmail

besa3Verdhezinjte ngjiten ne vendin e dyte

Nje ndeshje e tensionuar ajo e zhvilluar ne stadiumin e Kavajes ndermjet skuadres vendase te Beses dhe Shkumbinit te Peqinit.Tifozeria vendase e shumte ne numer kishte pergatitur pankarta me fyerje nga me te ndryshmet dhe nga me te rendat per miqte nga Peqini. Ato jane terhequr pas ankeses se bere nga drejtuesit e klubit mik ne drejtim te arbitrit kryesor te ndeshjes Sokol Jareci. Ne minuten e dyte kavajasit kalojne ne avantazh me ane te korcarit Shkembi. Ky gol con ne ekstaz tifozerine verdhezi e cila qe nga minuta e pare deri ne perfundim te ndeshjes nuk ka pushuar se ofenduari me nje fjalor te ulet lojtaret e Shkumbinit. Kjo ka sjellur dhe nderprerjen e lojes per afro gjashte minuta, por ne kete kohe arbitri Jareci i tregon kartonin e kuq trajnerit Daiu per fyerje dhe protesta. Skuadren nga minuta e tete ku dhe rifillon te luhet e merr ne drejtim drejtori teknik Astrit Isai. Ne minute e 26-te, miqte bejne dhe nderrimin e pare duke larguar nga loja Shenajn dhe ne vend te tij fusin Balliun. Trajneri Shpetim Duro ne minute e 34-ter, detyrohet te beje nje zevendesim te detyrueshem. Autori golit Shkembi i demtuar largohet nga fusha e lojes dhe ne vend te tij aktivizohet korcari tjeter Dhembi. Ne te 39-ten, sulmuesi Mustafaj ndeshkohet me karton te verdhe dhe vetem dy minuta pas tij, do e kete radhen i sapofuturi Balliu qe te ndeshkohet. Ne kete cast nga tribuna shenjestrohet pankina e miqve nga peqini ku gjuhet me mjete te forta si dhe me stola plastik. Arbitri kryesor Jareci largon dhe Astrit Isain me karton te kuq. Nga ky cast drejtimin e skuadres e merr Kazazi. Arbitri kater jep gjashte minuta shtese. Ka kohe dhe per nje tjeter karton te verdhe, pasi mbrojtesi ka gjuatur tifozet verdhezi.

Pjesa e dyte fillon ashtu sic u mbyll dhe e para me karton te verdhe per miqte nga Peqini. Ne minute e 47-te, mbrojtesi Krasniqi beheti i ndeshkuari rradhes. Ne minute e 58-te, Kazazi largon sulmuesin Mustafaj dhe ne vend te tij aktivizon Sasha Gjorevskin. Ne te 59-ten, bomberi shkodran Vioresin Sinani shenon golin e dyte dhe te qetesise per Besen. Kazazi largon dhe portierin Betje pas perplasjeve qe kishte me Sinanin dhe ne vend te tij aktivizon portierin e dyte Birja. Ne te 82-ten, trajneri Duro kryen dy zevendesime. Largohen Sinani dhe Cikalleshi dhe ne vend te tyre futen Shtini dhe Tragaj. Ne prekjen e tij te pare me topin i riu Shtini fiton njembedhjetemetersh, por Daniel Xhafa gjuan keq dhe nuk shenon. Rezultati deri ne perfundim te ndeshjes do te mbese i pandryshuar. Me kete tre pikesh skuadra e Beses ringjitet ne vendin e dyte te cilin e ka mbajtur qe nga fillimi kampionatit.

Besa: Shehi, Fagu, Dragusha, Vrapi, Arapi, Shkembi (Dhembi 34’), Poçi, Cikalleshi (Shtini 82’), Mancaku, Daniel Xhafa, Sinani (Tragaj 82’)

Trajner: Shpetim Duro

Shkumbini: Bejte (Birja 63’), Mujdragiç, Pasha, Mustafaj (Sasha Gjorevski 58’), Gjyla, Shenai (Balliu 26’), Caushaj, Krasniqi, Bakiu, Sekseni, Erjon Xhafa

Trajner: Perparim Daiu

Arbiter: Sokol Jarec

Karton Verdh: Mustafaj 39’; Balli 41’; Erjon Xhafa 45’+4’;Krasniqi 47’;

Karton te kuq: Perparim Daiu (trajneri Shkumbinit), Astrit Isai (drejtori teknik i Shkumbinit)

Kel Naraci


busy
komente