Shpetim Duro kallezim penal ne prokurorine e Elbasanit ndaj Ilir Rrushit | ||||
|
Trajneri i Beses, Shpetim Duro i eshte drejtuar sot paradite prokurorise se rrethit Elbasan per te bere kallezim penal ndaj Kryetarit te Bashkise se qytetit te Peqinit, Z.Ilir Rrushi. Gjithcka ka filluar ne perfundim te ndeshjes Shkumbini-Besa te luajtur me daten 7-Prill ne fushen sportive te Peqinit e vlefshme per kupen e Shqiperise e perfunduar me fitoren e miqve nga Kavaja. Ne perfundim te ndeshjes ne ambjentet e brendshme te stadiumit Shpetim Duro eshte goditur sipas pohimit te tij nga Klodian Dervishi dhe nga kryetari bashkise Z.Ilir Rrushi. Duro ne ambjentet e prokurorise se Elbasanit ka pohuar per mediat se : “Kam pritur qe Z.Rrushi te kerkonte falje publike, por kjo gje nuk eshte bere nga ana e tij megjithese ka tentuar qe dicka te tille ta beje me ndermjetes. Do ishte me me vend qe ne keto dy jave qe kane kaluar te kishte bere nje veprim te tille, por ja qe nuk u be. Une i jam drejtuar sot prokurorise per te deponuar gjithcka qe ka ndodhur daten 7-Prill ne ambjentet e stadiumit te Peqinit’, ka perfunduar deklaraten e tij Shpetim Duro pas daljes nga ambjentet e prokurorise se Elbasanit. Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4626 |