Skenderbeu/ Presidenti Zeqo kerkon kater fitore ne takimet e mbetura | ||||
|
Presidenti i Skenderbeut, Agim Zeqo gjate dites se sotme ka zhvilluar nje takim me lojtaret dhe skuadren duke analizuar barazimin me Apolonine e duke i kerkuar te tijve qe ne kater takimet e mbetura te marrin kater fitore. Zeqo eshte shprehur se kjo do te jete e vetmja menyre per te siguruar mbijetesen ne kategorine superiore. Bosi i korcareve ka premtuar premio ne rast rezultates pozitive e gjithashtu ka permendur dhe te ardhmen duke u shprehur se ata qe do ta meritojne do te jene pjese e skuadres edhe ne sezonin e ardhshem. “Duhet te fitojme me cdo kusht ne kater takimet e mbetura te kampionatit. E di qe do te jete e veshtire por ne do te bejme te pamundur. Kerkoj qe te gjithe lojtaret te japin maksimumin dhe me perqendrim maksimal te luajne ne fushe cdo takim sikur te jete finale”, eshte shprehur presidenti i Skenderbeut, Agim Zeqo. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3641 |