Teuta/ Presidenti Hasanbelli i qendron prane skuadres | ||||
|
Kur kane mbetur edhe dy ndeshje nga mbarimi i kampionatit,Teuta ne keto momente rrezikon renien nga kategoria.President Hasan Belliu i garanton lojtareve te tij mbeshtetje te plote e i kerkon te japin maksimumin ne 180' e mbetura te kampionatit. “Kemi bere shume gabime kete sezon. Kemi lene shume pike ne takimet e zhvilluara ne shtepi e kjo eshte negative. Gjithsesi, nuk ia vlen te merremi me ate qe ka kaluar. Kane mbetur dhe dy ndeshje mjaft të forta, te cilat nese kalohen me sukses mund te na bejne te sigurojme shpetimin nga renia direkt nje kategori me poshte. Ne play out mund te arrijme te shpetojme. Ajo ç’ka ne synojme eshte qe te krijojme nje atmosfere te qete ne skuader për ndeshjet mbyllese të kampionatit. Besoj se lojtaret nuk kane nevoje te motivohen, pasi ne pozitat ku ndodhemi ata e dine mjaft mire qe duhet te bejne maksimumin per te marre rezultate pozitive. Veç trajnerit Shehu, ekipi do te kete mbeshtetjen maksimale gjate ketyre diteve . Duke i qendruar prane lojtareve dhe duke i krijuar nje klime besimi, shpresojme qe ate te japin me te miren e tyre sic e kane realizuar në ndeshjet e fazes së pare të sezonit”, eshte shprehur presidenti Hasanbelliu Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3152 |