Emiljano Veliaj: Jam duke menduar per Lacin Evropian! | ||||
|
Mesfushori Beratas i skuadres se Laçit, Emiljano Veliaj tashme pas nje sezoni fantastik, me bardhezinjte po mendon seriozisht per Evropen. Edhe pse kane ngelur edhe dy ndeshje nga perfundimi i sezonit aktual ai mendon se Evropa eshte "e kapur" nga lacjanet nese ata nuk gabojne ne dy ndeshjet e fundit. Fantazisti lacjan eshte dhe nje pretendent kryesor per Kombetaren A. Veliaj po vezhgohet prej kohesh nga trajnjeri i kombetares Shqiptare Josip Kushe. Ai u thirr nga Kuzhe ne nje zbor seleksionues ne Turqi dhe me pas u aktivizua me kombetaren ne nje takim miqesor ndaj perfaqesueses se Kosoves duke u prezantuar mjaft mire. Kroati ka shprehur simpatine e tij per mesfushorin e Lacit kryesisht per qetesine e tij ne mbajtjen dhe qarkullimin e topit dhe per te "majten" e hidhur te mesfushorit. Gjithashtu Veliaj eshte edhe nje prej “benjamineve” te tifozerise Lacjane qe tashme njelloj si presidenti deshirojne qe Veliaj te luaje te pakten edhe vitin tjeter per ekipin e Lacit. “Kemi zhvilluar nje kampionat shume te mire, ndonese akoma gjithcka nuk ka perfunduar plotesisht » u shpreh veliaj ne nje prononcim te tij per Albaniasoccer.com. “Ne fillim te sezonit objektivat tona ishin qe te qendronim ne Kategorine Superiore, por me punen pasionante dhe te palodhshme te trajnerit Stavri Nica si dhe me mbeshtetjen e madhe te presidentit Pashku kemi arritur deri ketu ku jemi », theksoi mesfushori qe nuk do te harronte te falenderonte edhe tifozerine e Lacit per suportin e tyre. “Nje faktor i rendesishem ne ecurine tone pozitive ka qene dhe tifozeria e Laciane e cila na ka mbeshtetur kudo duke na qendruar prane ne cdo moment. Vetem 180-minuta na ndajne nga Evropa dhe nuk mund ta humbasim kete mundesi. Ne do japim me te miren ne fushen e lojes dhe do e bejme realitet endrren e nje qyteti te mrekullueshem sic eshte Laci per te qene pjesemarres ne kupat e Evropes”, perfundoi prononcimin e tij per Albaniasoccer.com, mesfushori Emiljano Veliaj.
Mario Nikolla
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3678 |