Elbasani kerkon te shese te drejten televizive | ||||
|
Skuadra verdheblu sezonin e kaluar ka qene pjese e Kategorise se Pare dhe nuk ka qene pjese e skuadrave te Superiores qe kane shitur te drejten televizive ne nje kompani gjermane. Ne kete menyre Elbasani dhe Bylisi jane ekipe te cilat kane te drejte te shesin te drejten e tyre televizive. Aksioneret e klubit verdheblu kane vendosur qe tja shesin kompanise qe do ju ofroje me shume. Drejtori klubit Artim Kovaci ka deklaruar se : “Pas mbledhjes qe zhvilluan aksioneret me njeri-tjetrin, vendosen qe te shesin te drejten televizive kompanise qe ofron me shume. Per momentin nuk kemi asnje te interesuar, por besoj qe shume shpejte do vijne dhe ofertat e para. Klubi jone ska asnje lidhje me kompanine gjermane te rekomanduar nga FSHF, dhe ne kete menyre ne kemi dore te lire te bejme vete zgjedhjen tone ne menyre qe te mos gabojme sic kane bere shume ekipe te tjera”. Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4104 |