Shpëtim Duro: Besa e meritonte barazimin! | ||||
|
Megjithëse ka qënë i bindur se Besës i është mohuar një 11-metërsh, trajneri Shpëtim Duro gjatë momenteve të tensionit i ka kërkuar ekipit që të vazhdojë ndeshjen, dhe tifozëve të qetësohen. Tekniku i kavajase në fund u shpreh i kënaqur me lojën e ekipit të tij pavarësisht humbjes. "Ekipi ka luajtur shumë mirë. Ishte një ndeshje e mirë për ne dhe treguam se jemi të konsoliduar. Ndeshja u vendos vetëm nga një episod, nga një goditje standarte. Në të gjitha momentet e tjera ekipi reagoi mirë dhe e kërkoi golin. Në fund jam i bindur se ishte një 11-metërsh i mohuar në favorin tonë. Në këtë takim ne meritonim të paktën një barazim. Nuk ishte e drejtë që ndeshja te përfundonte kështu",- tha në deklaratën e tij pas ndeshjes, trajneri i Besës Shpëtim Duro. Megjtihëse i mërzitur nga humbja e ekipit të tij trajneri kavajas ka përgëzuar lojën e futbollistëve. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3601 |