Elbasani : Te ndeshkohet “Rrugaci” Andi Lila | ||||
|
Te gjithe ne klubin e Elbasanit jane te revoltuar me vendimin e Komisionit te Disiplines, ku e penalizon klubin verdheblu te zhvilloje dy ndeshje pa pranine e tifozeve si dhe me nje gjobe prej 200-mij/Lekesh. Ky fakt ka hedhur dyshimet e tyre, pasi gjithcka eshte bere sipas nje plani. Dy ndeshjet qe Elbasani do te luaje pa tifoze jane ato me Kastriotin dhe Skenderbeun. Drejtues te klubit kane deklaruar se : “Nje mase mjaft e rende per ne dhe per tifozet tane. Ndeshja nuk u nderpre, por u luajt deri ne fund. Ne perfundim te 90-minutave nuk pati te demtuar pasi vetem 30-bidona te boshatisur e pa tapa te hedhura ne fushe qe secili peshonte jo me shume se 50/gr, nuk kishin si te shkaktonin te demtuar sic eshte trumbetuar nga shume media te ndryshme, por ne vecanti nga TVSH e cila e pasqyroi ndeshjen e Elbasanit sikur te ishte nje lufte e jo nje ndeshje e forte futbolli. Normalisht qe hedhja e sendeve ne fushen e lojes eshte e denueshme, por jo ne kete mase drastike. Njerzit qe ishin iniciatoret e ketij acarimi me tifozerine e mrekullueshme verdheblu arbitri Cjapi dhe mbrojtesi Lila nuk kane marre asnje mase ndeshkimore. Nuk duhet lene pa u permendur dhe mesfushori Babaj i cili ka gjuajtur me bidone te boshatisur pa tape ne drejtim te tifozeve, por pa ja arritur qellimit per ti rrokur ata, nje veprim qe duhej te ishte ndeshkuar nga arbitri kryesor, por….. Njeriu qe provokoi me shume tifozerine vendase sic pohuam e me larte ishte mbrojtesi Andi Lila qe eshte dhe anetar i ekipit kombetar, por eshte per te ardhur keq qe nje lojtar i tille me veprimet e shfaqura ne fushen e stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”, te linte pershtypjen qe kishe te beje me nje “Rrugac” te rendomte, por veprimet e tij teper te uleta vetem nga arbitri kryesor su vune re duke mos i dhene asnje mase ndeshkimore. Te njeten linje ndoqi dhe Komisioni i Disiplines duke ndeshkuar vetem tifozerine vendase e duke falur lojtaret mik. Per te njetin veprim kemi te bejme me dy standarte nga Komisioni Disiplines kur mendon qe eshte vetem fillimi kampionatit. Ne duam qe dhe Andi Lila te ndeshkohet pasi ai ka bere veprime fyese ndaj publikut elbasanas”. Kliton Marku Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4101 |