Levizjet / Menaxheri Mario Cenolli binde sulmuesin Joliç per tu veshur bardhekuq | ||||
|
Sulmuesi boshnjak Ivan Joliç qe ishte tek Skenderbeu para disa ditesh ne prove rikthehet serish ne qytetin e serenatave, por kete here duke firmosur kontrate nje vjeçare. Me ndihmen edhe te menaxherit te lojtarit Mario Cenolli, presidenti i korçareve z.Zeqo ka arritur ta binde ate te rikthehet dhe te jete ne dispozicione te trajneri Shkelqim Muça. Menaxheri i mirenjohur Mario Cenolli ne nje bisede ekskluzive per Albaniasoccer.com ka pohuar se : “Sulmuesi boshnjak Ivan Joliç do te jete pjese e skuadres se Skenderbeut per sezonin 2010-2011. Vetem disa çaste me pare kemi firmosur kontraten me presidentin Agim Zeqo. Gjetem nje rruge te mesme ne menyre qe te dy palet te mbeteshin te kenaqura. Ai do ta tregoje ne fushen e lojes se sa vlene”. Joliç sebashku me menaxherin e tij kane udhetuar drejt qytetit te Korces ku do ti bashkangjitet pjeses tjeter te skuadres. Ndoshta neser ne perballjen me Teuten do te kete dhe disa minuta per te. Kristo Zhidro Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5070 |