Shkumbini / Trazira midis lojtareve dhe drejtuesave | ||||
|
Skuadra e Shkumbinit ndonese ka emeruar nje trajner te ri perseri problemet e te kaluares tek kane te bejne me dy rezultatet e dobeta kete fillim sezoni nuk kane pushuar. kete rradhe inflamacioni i debatave ka prekur te gjithe stafin si dhe drejtuesit e skuadres. Presidenti i ekipit Ylli Ndroqi ka patur konfrontime verbale me 5-6 lojtare te skuadres me te ciles ai ka patur pakenaqesira nga lojerat e zhvilluara prej tyre qe nuk kane qene ne nivel qe ata jane ne gjendje te luajne. Nderkohe, deputeti Sula ka patur debate me drejtuesit dhe Presidentin e Shkumbinit ne lidhje me polemikat qe Ndroqi kishte me lojtaret. Kjo gjendje eshte acaruar akoma me teper, kur lojtaret kane filluar qe te debatojne njeri me tjetrin. Arsyeja kryesore e te gjitha ketyre debateve mesohet te kete qene mos impenjimi total i lojtareve ne dy takimet e para te kampionatit ku mendohet qe ka patur edhe leshime ne loje prej disa lojtareve qe me sa duket deshironin te ndihmonin ne rezultatin perfundimtar te takimeve te para, qe sollen si rrjedhoje edhe largimin e trajnerit Mirel Josa dhe ardhjen e Agim Canajt Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3854 |