Kategoria Superiore/ Elbasani-Kastrioti 1-1 | ||||
|
Ekipi i Elbasanit nuk ka shkuar me shume se nje barazim1-1 ne ndeshjen e sotshme ne stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”, perballe ekipit te Kastriotit te vlefshme per javen e trete te kampionatit kombetar te futbollit. Verdheblute kane zhvilluar nje ndeshje mjaft te dobet, ndryshe nga dy javet e para kur kane marre rezultate pozitive. Portieri Ervin Lllani ka qene shpetimtari i Elbasanit ne shume raste. Ndersa nga ana tjeter kundershtari nga Kruja eshte rreshtuar mjaft mire ne mbrojtje dhe ka rrezikuar me ane te kundersulmeve te shpejta nga krahet. Goli per ekipin e Elbasanit ka ardhur ne minuten e 20’ nga sulmuesi Sadiku, pas nje pasimi mjaft te bukur te dhuruar nga Reanto Hyshmeri ne mesfushe. I vetem perballe portierit Haliaj, elbasanasi nuk e ka pasur aspak te veshtire per te derguar topin ne rrjete dhe 1-0. Pjesa e pare mbyllet me avantazhin e vendasve. Ne pjesen e dyte miqte kerkojne golin e barazimit me çdo kusht dhe per te arritur kete sulmojne nga krahet, duke krijuar panik tek verdheblute. Nuk vonon shume dhe ne minuten 52’ eshte Babic qe shenon golin e barazimit pas nje krosi nga e djathta dhe 1-1. Kastrioti ka pasur gjithashtu nje tjeter mundesi ideale per te realizuar golin e fitores ne minutat e fundit por gjuajtja e Ragipovicit eshte ndalur ne traverse. Ne fund te dyja skuadrat kane ndare nga nje pike me njera tjetren, ne nje stadium ku kane munguar tifozet verdheblu te cilet jane denuar te mungojne ne dy ndeshje te Elbasanit. Enea Shtrepi
Elbasani 1
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3782 |