Shkumbini/ Drejtuesit vendosin kater autobuze falas per tifozerine peqinase | ||||
|
Te shtunen ne oren 16:00 ne stadiumin kombetar Qemal Stafa do te zhvillohet ndeshja mes Dinamos dhe Shkumbinit. Presidenti Ylli Ndroqi ka vendosur tu vere ne dispozicion tifozeve peqinas kater autobuze falas, ne menyre qe te kene mundesi te jene sa me te shumte ne shkallet e stadiumit. Shkumbini ka mundur nje jave me pare Skenderbeun dhe forma e mire qe ka treguar skuadra ka bere te besojne tifozet peqinas qe seria e rezultateve pozitive mund te vijoje. Presidenti Ndroqi gjithashtu ka menduar te motivoje skuadren e tij duke vendosur edhe 10 mije euro premio ne rast fitore ne kryeqytet perballe Dinamos, kampiones ne fuqi. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3825 |