Përparim Daiu: Ç’do gje ishte fair-play, falenderoj peqinasit per mikpritjen | ||||
|
Në ndeshjen e tij debutuese në krye të Besës, Përparim Daiu ka shkëlqyer. Organizimi i ekipit ishte i duhuri, ndërkohë që arriti të marrë një pikë të çmuar. Në dekartën e tij pas ndeshjes ai u shpreh: “Fillimisht dua të them se ç’do gjë ishte fair-play në fushën e lojës. Falenderoj tifozerinë dhe drejtuesit peqinas për mikpritjen. Përsa i përket ndeshjes mendoj se kemi pësuar dy gola si pasojë e gabimeve në mbrojtje, ishte naivitet i yni dhe jo paaftësi. Ndërsa golat e shënuar erdhën si rezultat i aksioneve të mirëorganizuara. Qe një ndeshje e mirë për ne dhe morëm një barazim që vlen. Shkumbini është një ekip shumë i fortë, më i mirë se ai i sezonit të kaluar. Ka lojtarë cilësorë, por nuk ka formuar ende një grup. Jam i kënaqur me barazimin që morëm dhe ky është një hap pozitiv për ne”,- tha në deklaratën e tij pas ndeshjes trajneri i Besës, Përparim Daiu.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3496 |