Agim Canaj: Nuk jemi grup, duhet te ndryshojme sa me shpejt pasi po leme pike | ||||
|
Pas humbjes me Teuten, trajneri Agim Canaj eshte shprehur se skuadra e tij nuk eshte ende grup dhe duhet pune per tu permiresuar, por kjo duhet bere shpejt pasi koha nuk premton dhe piket ikin. “Shenimi i golit nga ana e Teutes qe ne minutat e para i dha me shume siguri, ndersa tek skuadra jone krijoi nje lloj tensioni, duke munguar qetesia ne aksionet sulmuese. Ekipi yne ben volum loje, por i mungon befasia. Kjo ja beri te lehte kundershtarit qe te mbrohej pa veshtiresi. Luhet me shume individualisht dhe duhet pranuar qe akoma nuk po luajme si nje skuader. Na duhet shume pune per te qene te forte si grup, pasi piket ikin dhe Shkumbini ende nuk ka justifikuar investimet qe jane bere”, eshte shprehur Canaj. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3789 |