Sulejman Starova: Gabimet na ndeshkuam, mund te ktheheshim me pike | ||||
|
Trajneri i Tiranes pas humbjes ne Korce nuk eshte aspak i kenaqur me lojtaret e tij te cilet i akuzon per gabime amatoreske. “Kemi pasur te gjitha mundesite per te fituar kete takim apo per te mos u kthyer pa pike, por gabuam shume. Lojtaret e mi bene disa gabime individuale qe me pas bene te ndeshkoheshim. Shenuam nje gol ne pjesen e pare dhe beme 45-minuta mjaft te mira. Ne te dyten do ta thosha qe humbi perqendrimi dhe pesuam nje gol. Ne fund nje tjeter gol aksidental na mohoi barazimin. Nuk e meritonim te humbisnim, por futbolli i ka keto. Tani na duhet te mendojme per derbin me Dinamon”, eshte shprehur Starova. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3866 |