Laci/ Jep doreheqjen trajneri Stavri Nica | ||||
|
Trajneri i Lacit Stavri Nica nuk e ka kaperdire dot humbjen e skuadres se tij 3-0 ndaj Kastriotit. Menjehere mbas perfundimit te ndeshjes se sotme ai ka bere te ditur doreheqjen e tij. Ne nje deklarate te shkurter ai u shpreh se do t’i paraqese presidentit Pashk Laska doreheqjen e tij te parevokueshme. “Une jap doreheqjen nga drejtimi i Lacit. Rezultatet e fundit nuk kane qene te mira dhe une nuk mund te vazhdoj me. Do t’i paraqes doreheqjen presidentit Laska dhe shpresoj qe Laci ta kaloje kete situate”,- tha shkurtimisht ne fundin e ndeshjen trajneri i Lacit Stavri Nica. Ekipi lacian gjendet ne vendin e 5-te me 10 pike, nderkohe qe doreheqja e trajnerit duket pak e cuditshme. Rezultati i ndeshjes se fundit ka ndikuar shume tek ai per te marre kete vendim. Andi Kodra Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4366 |