Mirel Josa: Na ndeshkuan pasimet e gabuara | ||||
|
Trajneri i Vllaznise Mirel Josa qe beri debutim kete sezon ne krye te stolit Shkodran, u shpreh i indinjuar per humbjen duke vene ne dukje si nje nder faktoret kryesore per humbjen e takimit, pasimet e gabuara qe dhane futbollistet e skuadres se tij gjate ndeshjes."Ndeshja filloi me mire per Flamurtarin por ne me shenimin e golit arritem ta barazpeshonim lojen. Problemi tek ne ishte qe nuk ditem te mbanim avantazhin dhe i leshuam fushe kundershtarit dhe gabuam shume ne pasime. Pasimet e gabuara ishin edhe defekti me i madh per ne gje qe na ndeshkoi ne rastin e shenimit te golave te kundershtareve. Kemi shume nevoje per pune intensive dhe duhet te rregullojme shume gjera. Nje nga aspektet qe duhet rregulluar eshte agresiviteti qe na mungoi ne kete takim. Puna ime do te vleresohet kur ekipi te marri pike", perfundoi Josa ne prononcimin e tij per mediat Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3304 |