Kategoria Superiore/ Vllaznia-Flamurtari 1-3 | ||||
|
As largimi i Mojash Radonjic e ardhja e Mirel Joses ne krye te pankines kuqeblu nuk ka mundur te ktheje Vllaznine te rezultatet pozitive. Tifozeria shkodrane eshte larguar me koken ulur nga stadiumi pas humbjes 1-3 me Flamurtarin. Vendasit kane shenuar te paret nga pika e bardhe e penalltise ne minuten e 29’ dhe ka qene Jovanovic ai qe ka derguar topin ne rrjete. Me te njejten menyre i jane pergjigjur edhe vlonjatet qe kane barazuar me nje 11-metersh te shenderruar ne gol nga Sakaj ne minuten e 39’. Pese minuta pasi ka filluar pjesa e dyte, serish Flamurtari arrin te shenoje dhe golin e avantazhit e ka realizuar Licaj. Shkodranet kane ngelur te befasuar nga disavantazhi dhe per disa minuta e kane patur te veshtire te reagojne si duhet. Josa i kerkon te tijve te sulmojne me te gjitha menyrat dhe kjo krijon hapsira per vlonjatet qe ne minuten e 75’ shenojne golin e trete me ane te Daniel Xhafes duke mbyllur keshtu kete takim. Josa e nis me humbje aventuren e dyte me Vllaznine, ndersa Flamurtari nuk i ndahet skuadrave te kreut bashke me Skenderbeun dhe Dinamon ndan vendin e pare me 19 pike. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4141 |