HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E mërkurë, 27 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Komisioni i Displines denon ashper dhunen
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 04 Nentor 2010 22:18   pdfShtypEmail

fshf_logoKomisioni i Displines i mbledhur dy dite me pare vetem sot pasdite ka zbardhur vendimet e marra. Dhuna eshte goditur me dore te forte e ne vendimet e marra spikat ai per presidentin e Lacit Laska qe e kane ndalur ne nente ndeshjet e rradhes te mos futet ne stadium. Gjithashtu edhe futbollisti i Kastriotit eshte pezulluar per kater ndeshje dhe nje gjobe prej 100 mije lekesh. Keto vendime mund te apelohen brenda tre diteve prane Komisionit te Apelit.

KOMISIONI I DISIPLINES

VENDIM:

1. Lojtari i KF “Kastrioti” Renaldo Kalari per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, ne baze te nenit 49/1.a te KDS denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim dhe 100.000 leke gjobe.
2. Presidenti i KF “Laci” Pashk Laska per goditje te lojtarit kundershtar ne ambientet e stadiumit ne baze te neneve 11 e 21 te KDS denohet me 9 (nente) ndeshje ndalim te hyrjes ne stadium dhe 100.000 leke gjobe.
3. KF “Mamurrasi” per sjellje te ndeshkueshme te lojtareve te ketij ekipi dhe marrjen e 6 kartonave te verdhe, ne baze te nenit 52/1.a te KDS denohet me 100.000 leke gjobe. Per kete ndeshje do te shqyrtohen pamjet filmike per te verifikuar sanksione te tjera eventuale ne mbledhjen e rradhes te Komisionit te Disiplines.
4. KF “Burreli” per sjellje te ndeshkueshme te lojtareve te ketij ekipi me marrjen e 6 kartonave te verdhe, ne baze te nenit 52/1.a te KDS denohet me 100.000 leke gjobe.
5. Zyrtaret e KF “Kamza” Sabahat Kastrati dhe Alfred Sulo, per sjellje josportive ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te nenit 49/2.a te KDS denohet secili me nga 8 (tete) ndeshje pezullim dhe 250.000 leke gjobe.
6. Zyrtarit te KF “Naftetari” Bujar Dajko per sjellje josportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, ne baze te nenit 49/2.a te KDS denohet 8 (tete) ndeshje pezullim dhe 100.000 leke gjobe.
7. Lojtaret e KF “Fieri” Roland Beqaj e Renato Zgjana per sjellje josportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, ne baze te nenit 49 te KDS denohen me nga 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktivitetet dhe 100.000 leke gjobe secili.
8. Lojtaret Laert Bejko, Edison Kapo,Mustafa Agastra te KF “Luzi 2008” dhe Erton Dervishi e Tajar Sulko te KF “Egnatia” per goditje te lojtareve kundershtare ne baze te nenit 48/1.c te KDS denohen secili me nga 6 (gjashte) ndeshje pezullim dhe 20.000 leke gjobe.
9. KF “Iliria” per sjellje te ndeshkueshme te lojtareve duke pare 5 (pese) kartona te verdhe, ne baze te nenit 52/1.a te KDS denohet me 100.000 leke gjobe.
10. KF “Iliria” per deshtim ne permbushjen e detyrimeve per pergjegjesite e organizimit, ku eshte lejuar hyrja e nje personi i cili ka goditur me grusht zyrtarin e ndeshjes ne baze te nenit 66/3.b te KDS humbet ndeshjen me rezultatin 3:0 ne favor te ekipit te Erzenit dhe gjobitet 400.000 leke

Enea Shtrepi


busy
komente