Bylis/ Refuzohet doreheqja e Nikolla Ilievskit | ||||
|
Pas humbje se thelle dhe te pamenduar ne transferten e Durresit, trajneri i ekipit Nikollai Ilievski ka menduar te jape doreheqjen nga posti drejtues ne skuader. Kryesia e skuadres dhe presidenca nuk kane pranuar kete gjest, pra ata edhe pse ekipi ka humbur dhe eshte shfaqur dobet ne kete perballie e kane mbajtur trajnerin maqedonas ne drejtim te Bylisit. Çeshtia do te vazhdoje edhe me tej pasi presidenca nuk lejon asnje prej pjestareve te ekipit duke filluar qe nga personi qe ka potencial me te madh ne skuader e deri te personi i fundit te mos japin asnje publikim ne shtyp si ate viziv dhe ate te shkruar. Ajo qe vlen per tu theksuar pas kesaj ndeshje te dobet te Bylisit, nje ndeshje qe i habiti te gjithe, duhet thene se eshte moskorrektesia ne pagese e lojtareve. Ne menyre "prapaskenike" ata shprehen se ekipi ka dy muaj pa marre rrogat. Edhe pse ata kane zhvilluar ndeshje te mira ne Kupe dhe ndeshjet qe kane fituar ne shtepi me Kastriotin,Besen dhe barazimin me Skenderbeun nuk jane shperblyer me rrogat e tyre dhe per me teper kete vit nuk e njohin fjalen "premio". Besi Donati Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4070 |