HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E mërkurë, 27 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore / Bylis - Shkumbini 3-2
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 13 Nentor 2010 20:40   pdfShtypEmail
bylis_Takimi i cili ishte i parashikuar të luhej në orën 13:00 u shty për rreth 90 minuta pasi rrjetet televizive nuk ishin te gatshme per te transmetuar prandaj dhe loja nisi me vonesë.

Bylisi që vinte pas humbjes së turpshme 6-0 në “Niko Dovana” të Durrësit kishte marrë një pamje tjetër në këtë takim ku nuk kishte në fushën e vet portierin Frashëri, mbrojtësit Arbëri dhe Bega. Këta janë të pezulluarit kryesorë për humbjen dramatike në Durrës. Miqtë e ardhur nga Peqini vinin në këtë takim nga një humbje 1-3 në shtëpinë e tyre ndaj 24 herë kampionëve të Tiranës kishin bërë ndryshime dhe kërkonin që në lojë të ishin sa më të qartë dhe më të saktë në lojën sulmuese për të marrë pikë në Ballsh. Gjithcka ishte e vështirë sepse të dy ekipet nuk lëshonin terren pasi kërkonin të krijonin epërsi mbi njëri - tjetrin.
Pjesa e parë nisi të luhej dhe protagonist të kësaj loje u bënë sulmuesit e të dy ekipeve që sulmonin më shpesh portat respektive. Mbrojtia peqinase dhe ajo mallakastrijote nuk mbeteshin pas sepse ishin të sigutë në lojën që krijonin. Me kalimin e minutave ballshiotët arritën të dilnin në lojën e tyre kun ë të tetën minuta Popoviç gjuan por nuk arrin të shënojë. Dy minuta më vonë arrin të shënojë Xhafaj, i cili u hap rrugën shokëve të skuadrës për një fitore. Pas pësimit të golit miqtë bëhen më agrisivë në lojë dhe kërkojnë të barazojnë por pankina mallakastrijote jepte instruksionet e duhura për të zhvilluar një lojë sulmuese. Pothuajse e gjithë pjesa e parë ka folur vetëm për Bylisin dhe sulmuesat e tij. Ata kanë sulmuar disa herë portën e miqve me anë të Korrshit, Xhafajt dhe kapitenit Dimo. Në minutën e 25 të takimit ishte Guy ai që habiti të gjithë tifozerinë vëndase pasi ai kaloi tre mbrojtës miq dhe u shfaq i vetëm përball portierit Kotorri , por pa mundur të shënojë.
Kur po afroheshin minutat e fundit të mbylljes së pjesës së parë ishte Bekim Kuli ai që tronditi ekipin vëndas.Arrin të gjujaë një top drejt portës dhe shënon duke i dhënë shpresë për fitore peqinasve. Ballshotët nuk kërkojnë të falin asnjë pikë në këtë takim ndaj nisen në sulm menjëherë pas pësimit të golit ku Dimo gjuan mirë drejt portës , topi kap në shtyllë dhe kthehet te këmbët e sulmuesit Guy. Guy gjuan por topi përsëri kap në tranversë dhe mbrojtia mike largon rrezikun. Me kaq mbyllet dhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë vëndasit vijnë të mirëpregatitur dhe detyra e tyre e vetme ishte që të shënonin golin e avantazit. Pas një goditje drejt portës së Kotorrit arrin të përfitojë Xhafaj , i cili gjuan dhe shënon goline avantazhit tre minuta pasi pjesa e dytë kishte filluar. Ky gol iu jep zemër ballshiotëve për të marrë tri pikët dhe sërish i drejtohen sulmit me anë të Kules dhe Korreshit por pa arritur të shënojnë. Miqtë tregohen nervozë dhe ngacmues në lojën e tyre në minutat që po vijonin. Nora shfaqet disa herë rrezikshëm përball portierit vëndas dhe e vë atë disa herë në provë, por pa arritur që të shënojë.
Miqtë nuk pajtohen me rezultatin humbës ndaj ata me forca dhe përforcime të shumta në repartin sulmues i drejtoheshin disa herë portës së mbrojtur nga Egbo por mbrojtia tregohej e vëmendshme dhe arrintë të largonte çdo top të rrezikshëm. Zëvendësime t e bëra nga trajneri Canaj ishin perfekte dhe arritën “të bënin punë” për ekipin. Hedhja në fushën e lojës Veliajn dhe Mancakun i dhanë një fytyrë tjetër skuadrës së Shkumbinit. Këta të fundit arritën të barazonin rezultatin në minutën e 80’ me anë të Norës, i cili “furnizohej” me topa nga Kuli dhe Dervishi.
Nuk mbeten aps ballshiotët të cilët barazimin në fushën e tyre e konsideronin si një humbje dhe i drejtohen menjëherë portës duke iu ngrirë buzëqeshujen në fytyrë peqinasve. Dimo niset menjëherë në ulm dhe jep një top për Guy, ky i fundit depërton në zonën e mbrojties dhe shënon dolin e avantazhit për vëndasit.
Ishte një takim i cili u mbyll në një rezultat të diskutueshëm pasi miqtë luajtën gjatë gjithë lojës dhe arritën të shënonin plot tri herë, po aq sa edhe vëndasit. Ndryshimi i vogël është se miqve iu anullua goli i rregullt. Bylisi do të ketë një takim në shtëpi me vllazninë javës që vjen dhe synimi i tij është të fitojë të trija pikët në mënyrë që të krijojë një vazhdimësi.

Të veçanta:
- Në stadium ishin të pranishëm rreth 2000 tifozë. Edhe pse Bylisi një javë më parë kishte humbur 6-0 nga Teuta në Durrës, tifozët nuk e kishin humbur besimin te skuadra e tyre.
-Ndeshja filloi një orë e 30 minuta me vonesë për shkak të problemit të trasmetimit në paketën Super Sport.
- Miqtë e ardhur nga Peqini nuk pranuan problemet e vonesës së nisjes së takimit dhe bënë një protest 5 minuta dhe nuk u futën në lojë në kohën e duhur.

Thanë pas ndeshjes:
Nikolai Ilievski (Tr. i Bylisit): “Ishte një takim i cili na kushtoi një punë kolosale. Arritëm të fitonim por me vështirësi të shumta. Por mbi të gjitha kjo fitore vëteton edhe njëherë se ekipi po tregon nivele përmirësimi javë pas jave. Ndeshja e radhës do të jetë sërish këtu në Ballsh dhe ne do të mundohemi të ruajmë tempin e krijuar.”
Agim Canaj (Tr. i Shkumbinit): “Ishte një takim i turpshëm. Nuk humbet një skuadër kështu. Kemi kontestime përsa i përket gjykimit dhe anullimit të golit të Norës në minutat e fundit të takimit.”

Kliko per skeden dhe komentin



Besi Donati


busy
komente