HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E mërkurë, 27 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore / Bylis - Vllaznia 0-0
nga AlbaniaSoccer   E premte, 19 Nentor 2010 23:42   pdfShtypEmail
vllaznia_teuta_thumbNë një terren të rënduar dhe në një stadium me shkallë të boshatisura nga tifozët ekipet e Bylisit dhe Vllaznisë nuk kanë shkuar dot më shumë se një barazim pa gola 0-0. Duke qëne se stadiumi “Adush Muça” ishte I dënuar dhe ndeshja do të luhej pa spektator, këta të fundit kanë gjetur një mënyrë origjinale duke hipur mbi makina, autobote nafte, në ballkone e tarraca shtëpish dhe kanë ndjekur ndeshjen që aty duke përkrahur e inkurajuar skuadrën e tyre të zemrës, por dhe duke protestuar ndaj Federatës dhe Komisionit të Disiplinës për masën e padrejtë të marrë ndaj tyre. Një takim ku Bylisi dhe Vllaznia kane marrë "hakun". Ndeshja u nis me favorit të shpeshtë Bylisin por me kalimin e minutave Vllaznia kaloi Bylisin.Megjithatë duhet thën se rezultati 0-0 nuk i përgjigjet aspak lojës së zhvilluar. Ballshiotët në ndeshjen e djeshme kanë luajtur po ashtu si kundërshtari , kanë krijuar një volum më të madh loje te dyja skuadrat, por pa mundur të finalizojn aksionet e tyre dhe të shënojn golin e fitores. Ndërkohë që shkodranët I kushtuan më tepër vëmendje mbrojtjes por në kundërsulmet e pakta krijuan raste të volitshmë për të shënuar.

Pjesa e parë:
Ndeshja ka nisur e shpejtë dhe që në fillim vendasit duan të tregojnë se janë zotër të fushës dhe se kanë hyrë në të me mendimin për ta fituar ndeshjen e për të marr tre pikët e plota. Ballshiotët e nisin lojën me tre sulmues të deklaruar duke pasur dhe një mesfushë të organizuarpor pa një lojtar shkatrrues i cili do ti jepte përparësi sulmit. Si rrjedhoj ballshiotët arrijnë të krijojnë epërsi në minutat e para. Ata mbajnë lojën nën kontroll dhe të krijojnë presion ndaj kundërshtarit në gjysëm fushën e tij duke e detyruar këtë të fundit që të luaj në një mbrojtje të përforcuar me shumë lojtarë. Si rezultat dhe rastet për shënim për skuadrën vendase kanë qën të shumta, por pa mundur të arrijn tek finalizimi megjith dëshirën e mirë të sulmuesve për të shënuar sa më shpejt. Pengesa kryesore e mos arritjes së synimit të ballshiotëve ka qënë mbrojtia e mirëorganizuar shkodrane dhe gjithashtu kapiteni veteran Grima,i cili është treguar hero në portën e tij. Dimo e Madjo Guy krijojn alarm sa herë vihen në zotërim të topit tek mbrojtja shkodrane. Ndërkohë që Xhafa megjithëse duket disi më pasiv kërkon që të vër në punë pjekurin e përvojën e tij në disa raste. Por gjithsesi pa rezultat. Rasti më emocionues i 45 minutave të para regjistrohet vetëm 1 min përpara mbarimit të saj kur Dimo ka gjuajtur diagonal me portën në hyrje të zonës, Grima ka grushtuar dhe Smajli në tentativë për të larguar topin ka qën pranë shkaktim të një autogoli dhe ku vetëm shtylla e ka penguar topin të kaloj në vijën e portës. Në këtë pjesë të parë ka qën një epërsi e skuadrës ballshiote ndaj një Vllaznie që vetëm në një apo dy raste arriti të ndërmerrte ndonjë kundërsulm sporadik me anë të dyshes sulmuese Vajushi – Sinani, por pa arritur të rrezikoj portën ballshiote.

Pjesa e dytë:
Bylisi rifutet në lojë duke bër një zëvendësim në formacionin e tij ku në vend të mesfushorit Popoviç aktivizon shkodranin Kepi. Ndërsa Vllaznia është futur me të njëjtin formacion të pjesës së parë. Në fillimin e 45 min të dyta të kësaj ndeshje janë shkodranët ata që përpiqen të organizohen më mirë, të kontrollojn lojën në mesfushë dhe të ndërmarrin dhe kundërsulme në drejtim të portës ballshiote. Vajushi e Belisha kanë provuar të gjuajnë në drejtim të portës vendase, por portieri serb i saj Simov është treguar i gatshëm tek ka pritur duke neutralizuar ato.Miqtë vihen në kontroll të lojës por pa mundur të finalizojnë në fushën ballshiote. Krijojnë raste dhe gjithasht u dinë të mbrohe n mirë nga kundërsulmet që u bënë të shpeshta në pjesën e dytë. Tashmë loja bëhet më e bukur, megjithë epërsin që krijojn miqtë që kërkojn me insistim golin e avantazhit. Sinani,Vajushi dhe Shtubina janë autor të një sër gjuajtjesh në drejtim të portës të mbrojtur nga Simov, por dhe të disa rasteve të tjera për shënim, por pa arritur të finalizojn ashtu si duhet, kjo si për merit të portierit të ballshiotëve. Dy herë kanë pretenduar në këtë fraksion të dytë të lojës futbollistët vendas për 11m, por gjyqtari Taullai nuk ka qën i këtij mendimi. Në rastin e parë ka vazhduar lojën, ndërsa në rastin e dytë ka akorduar goditje dënimi mbi vijën e zonës. Dhe fraksioni I dytë I kësaj ndeshje do të mbyllej me një tjetër pretendim të vendasve mbas golit të shënuar nga Guy mbas kthimit të topit nga portieri Grima e gjuajtjes së tij, por që u anullua me të drejtë nga gjyqtari anësor Elezi për pozicion jashtë loje. Gjithsesi ajo që duhet theksuar është se u zhvillua një lojë e kënaqshme, me një ritëm të mirë pavarsisht terrenit tepër të rënduar që do të jetë problem akoma më i madh në ndeshjet e ardhshme duke filluar nga ajo e kupës ditën e mërkurrë kundër Flamurtarit. Bylisi sërish mbetet në zonën e ftohtë dhe kjo për shkak të gabimeve që ka në koordinimin e tij si ekip. ndeshja e radhës do të jetë në Elbasan dhe mjaft e vështirë pasi elbasanllinjtë ndodhen në fund të tabelës së klasifikimit dhe kërkojnë pikë.

Kliko per skeden dhe komentin e plote


Besi Donati

busy
komente