Agim Canaj: I ndruhem arbitrimit | ||||
|
Nesër Shkumbini do të ketë një tjetër ndeshje në transfertë. Janë dy humbje të njëpasnjëshme dhe kërkohet reagimi me nje rezultat pozitiv, pavarësisht se luhet sërish jashtë. Por për trajnerin Canaj, ndeshja e fundit i është vjedhur ekipit peqinas, pasi sipas tij, ekipi bëri gjithçka mirë. "Luajtem mire, por kur nuk të lënë të luash dhe të anulohen gola, nuk ke se çfarë bën", tha Cana per mediat. Trajneri i Shkumbinit ka besim se ekipi do të reagojë sërish në transfertë, por kërkon që çdo gjë të kërkohet në mënyrë logjike dhe pa tension. Por Peqini duhet me ngulm të kërkojë një fitore të denjë dhe me meritë pasi dhe yllat Peqinas do të rikthehen këtë herë në sfidën kundër Kastriotit dhe bëhet fjalë për Grboviç dhe Mancakun. Mbas kthimit të dy lojtarëve të shquar Peqinas trajnerit i shtohen më shumë shanset për të fituar por ai i trembet vetëm arbitrimit. "Unë mendoj se në ndeshjen me Kastriotin do të ishte një turp të mos fitonim, por kjo do të ndodhte vetëm në saj të arbitrimit të pahijshëm të ndeshjes siç ndodhi dhe në ndeshjen me Ballshin por gjithçka mbetet për tu parë dhe i uroj shumë suksese ekipit".- mbaroi deklaratën e tij tekniku Peqinas Canaj. Andi Kodra Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3411 |