FSHF / Pezullohen zyrtaret e klubeve | ||||
|
Sipas gjesteve dhe veprimeve anti-sportive Komisioni vendimmarres i Kategorise Superiore ka marre keto vendime lidhur me zyrtaret me te larte te klubeve te Kategorise Superiore te cilet kane share dhe kane kercenuar dizenjatorin e gjyqtareve Arsen Hoxha. Presidenti i klubit të Vllaznisë, Valter Fushaj, ka goditur me shishe uji tavolinën kryesore të mbledhjes përkrah Presidentit të FSHF, Armand Duka, dhe zv.Presidentit të FSHF, Bujar Kasmi. Ndërsa Besnik Kapllanaj, i klubit të Bylisit, është ngritur në këmbë dhe ka sharë mbarë e prap me fjalë të padenja për një tavolinë burrash. Presidenti i klubit të Besës, Nexhat Bizhdili, edhe pse ishte paralajmëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani, sepse që një javë më parë kishte konsumuar të gjitha shkeljet që parashikohen në rregulloret e FSHF-së, për t’u pezulluar për 1 (një) vit nga pjesëmarrja në Komisionin e Kategorisë Superiore, ishte aktiv dhe këmbëngulës në këtë strategji dhune verbale e fizike, që të detyronte Koco Kokdhimën të braktiste detyrën ose të jepjte dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Komisionit të Kategorisë Superiore. Në këto rrethana, u vendos të ndërmerren iniciativat e pezullimit të menjëhershëm nga Komisioni i Kategorisë Superiore, të katër klubet si më poshtë: Klubi i Bylisit, të pezullohet nga veprimtaria e Komisionit të Kategorisë Superiore për një periudhë prej 2 (dy) vjetësh; Klubi i Vllaznisë, të pezullohet nga veprimtaria e Komisionit të Kategorisë Superiore për një periudhë prej 18 (tetëmbëdhjetë) muajsh; Klubi i Besës, të pezullohet nga veprimtaria e Komisionit të Kategorisë Superiore për një periudhë prej 15 (pesëmbëdhjetë) muajsh; Klubi i Laçit, të pezullohet nga veprimtaria e Komisionit të Kategorisë Superiore për një periudhë prej 1 (një) viti; Në bazë të Nenit 161, paragrafi (4), pika (g), e Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, për Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e Parë, sezoni 2010-2011, ky vendim hyn në fuqi menjëherë, deri në një vendim tjetër të Komitetit Ekzekutiv, të FSHF-së. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4024 |