Dinamo / Se shpejti nis largimi nga ambjentet e klubit | ||||
|
Ministria e Kultures,Turizmit, Rinise dhe Sporteve, perfundimisht do te leje jashte ambienteve klubin sportiv te Dinamos. Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave tashmë është bërë zyrtar. Pritet qe ekipi te nise largimin nga ambientet e klubit “Dinamo”. Pikërisht dje, ne dt.4 dhjetor, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka dërguar një faks në adresë të drejtuesve të Dinamos, e cila çuditërisht shkruhej se ishte dorëzuar më datën 1 dhjetor, kur data e marrjes së shkresës nga dinamovitët ishte 3 dhjetor. Në këtë shkresë shkruhej qartë se F.K. “Dinamo” duhet të lirojë ambientet sportive brenda datës 3 dhjetor, ndërkohë që dje skuadra është stërvitur deri në orët e fundit të pasdites në klub. Keto dite pritet qe të mbërrijnë vetëm fuksionarë të Agjencisë së Sporteve, me drejtoreshë atleten Klodiana Shala ku zyrat dhe ambientet sportive të F.K. “Dinamo” do te lirohen. Lëvizja e kalimit të klubit sportiv “Dinamo” nga nje V.K.M (vendim i keshillit te ministrave) duket se po vjen ora e shkaterrimit te klubit Dinamovit.Skuadra18 herë kampione e Shqipërisë do të mbetet në rrugë. Mbase tashmë Kodrat e Liqenit mund të jenë zgjidhja emergjente për blutë. Besi Donati Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3464 |