Bylis / Skuadra ne stervitje, gati per Tiranen | ||||
|
Eshte hera e dyte brenda ketyre kater viteve te fundit ku Bylisi largon nga Kupa e Republikes Flamurtarin. E njejta situate ka ndodhur ne vitin 2006 kur ballshiotet kishin trajner vlonjatin, Petraq Bifsha. Ballshiotet sot i jane rtikthyer stervitjes normale duke lene pas fitoren ne kupe dhe duke iu drejtuar ne menyre te vrullshme ndeshjes se kampionatit, e cila do te luhet diten e shtune perballe Tiranes ne stadiumin "Adush Muca". Historikisht ekipi i Tiranes nuk ka arritur te marre asnjehere tri pike ne Ballsh. Ne perballjen e fundit, ekipi i Tiranes ka arritur te marre nje pike ne "Adush Muca" ne nje ndeshje ku Bylisi ishte i denuar nga Komisioni i Disiplines per te zhvilluar kete ndeshje pa tifoze. Kjo ndeshje qe do te zhvilohet te shtunen e gjen Bylisin te pregatitur maksimalisht per kete takim, ne perpjekje per te marre numrin maksimal te pikeve. Besi Donati Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3447 |