Kategoria Superiore/ Teuta-Besa 1-2 | ||||
|
Besa mund Teuten 1-2 dhe gjen fitoren e dyte ne kete kampionat dhe te paren ne transferte. Minutat e fundit per kavajasit ishin kthyer ne makth, pasi ne shume ndeshje kishin pesuar gol, por ne "Niko Dovana" rezultojne fatsjellese. Pa Dhembin e Mihanin ne mesfushe, trajnerit Haxhiu i duhet te improvizoje me te riun Duka, ndersa ne sulm Cikalleshi ishte vendosur ne maje duke patur mbeshtetjen e Dos Santos e Ngjeles. Ne krahun tjeter, Martini kishte mungesen e Stafes dhe ne te djathte te mbrojtjes duhet te sakrifikonte Hoti. Ndeshja nis mire per miqte, te cilet kishin shansin e fundit per fitore, Dos Santos shkeputet mire dhe ne dyluftim vetem per vetem me Sefgjinin del fitues, ndersa ky i fundit shkakton faull. Goditje denimi ne favor te Beses dhe Teuta mbetet me 10 lojtare ne minuiten e 20. 70 minuta jane shume te luash me nje lojtar me pak, por per durrsaket kjo duket se nuk vlen dhe gjejne golin ne minuten e 25 me ane te Dostit. 1-0 mbyllet pjesa e pare, ndersa ne fraksionin e dyte te lojes eshte i njejti refren. Besa sulmon dhe Teuta qe mbrohet. Vendasit jane te pafate dhe me nje lojtar me pak, i duhet te bejne edhe pa Coten e Pepen qe dalin nga loja te demtuar. Verdhezinjte rrisin presionin dhe gjejne golin e barazimit me ane te Bilal Veliajt ne minuten e 81. Por nje pike nuk i sherben shume te besuarve te Haxhiut, qe me iniciativen e kapitenit Poci fitojne nje 11-metersh qe kthehet ne gol nga Cikalleshi ne minuten e 85. Ne fund eshte nje histori shqipetare, sherre, kartona e perplasje mes lojtareve, por edhe pak balte qe i vjen ne ndihme Beses kur Lazarevski largon dy here topin ne te hyre te portes. Perfundimisht Besa merr tri piket dhe i shpeton fundit, ndersa Teutes i iken prej duarsh shansi per tiu bashkuar me pike te medhave te Superiores si Dinamo e Vllaznia Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3879 |