Kategoria Superiore/ Neser rifillon kampionati | ||||
|
Kategoria Superiore do te rifilloje neser. Ndeshja e pare per kete jave do te jete ajo mes Kastriotit dhe Flamurtarit te vendit te pare. Kampionet e dimrit do te kerkojne te mbajne ritmin e pjeses se pare ne kampionat. Skuadra e Maganit eshte perforcuar ditet e fundit me sulmuesin e Tiranes Sebino Plaku dhe eshte favorite per te fituar kete ndeshje. Kastrioti ka qene pak aktive ne merkato dhe jane larguar disa lojtare nga kjo skuader. Megjithate vendasit do provojne te fitojne ne shtepine e tyre. Ashtu si ne te gjitha kampionatet europiane, edhe ne kampionatin tone ka pasur nje sere levizjesh te lojtareve, nje pjese e tyre befasuese si nga shifrat ashtu edhe nga emrat. Tirana ka afruar Gilman Liken, Vllaznia Hodon dhe Sukaj, Dinamo ka ndryshuar trajner duke larguar Blankon dhe rikthyer Dajen, Elbasani konfirmuar Dorian Bylykbashin dhe afruar disa te huaj. Besa ka bere shume perforcime me premtimin per te shpetuar renien nga kategoria por dhe skuadrat e fundit te tabeles kane bere disa levizje. Pjesa e dyte e kampionatit shqipetar do te dhuroje shume surpriza dhe ndeshje te forta. Diferencat me pike si ne fillim ashtu dhe ne fund jane te vogla. Ndeshja e fundit per kete jave do te jete te henen ne Qemal Stafa, Tirana-Skenderbeu. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4295 |