Kategoria Superiore/ Teuta-Vllaznia 0-3 | ||||
|
Vllaznia ka fituar me nje goleade ne Durres kunder Teutes. “Ujku”, Vioresin Sinani ka shenuar nje triplet duke hedhur ne tapet ish trajnerin e tij Edi Martini. Vllaznia me keto tre pike te arta ne transferte ka ruajtur hapin e Skenderbeut dhe renditet ne vendin e trete 34 pike po aq sa skuadra nga Korca. Ne pjesen e pare Vllaznia ka zhbllokuar rezultatin me ane te goleadorit te saj Vioresin Sinani qe ka shenuar nje gol me koke ne minuten e 40’ pas nje krosi nga Abraham. Ky gol i ka dhene qetesine e nevojshme per te shkuar ne dhomat e zhveshjes. Ne pjesen e dyte Teuta hidhet ne sulm per te arritur te goli i barazimit por durrsaket harrojne mbrojtjen dhe lene shume hapsira prapa. Martini ben disa levizje. Nxjerr nga loja Krajen per Niken por kjo nuk sjell ndonje ndryshim vec dy golave qe shenojne shkodranet. Sinani dhe Abraham i shkojne afer golave duke gjuajtur ne traverse. Me pas Vllaznia shenon dy gola me ane te “Ujkut” ne minutat 77’, 79’ dhe i gezohet fitores ne Durres qe se kishin menduar se do te ishte kaq e thjeshte. Enea Shtrepi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4857 |