Bekim Kuli: Te kuqen e morra kot, bashkelojtaret ne merak | ||||
|
Bekim Kuli, lojtari i Shkumbinit i cili u ndeshkua me karton te kuq nga gjyqtari Pashaj ne pjesen e pare, e ka mohuar kategorikisht se e ka goditur lojtarin e Vllaznise me grusht. "Une nuk i bera asgje atij. Nuk e gjuajta fare, por vetem e kapa mbrapa qafe. Ai stimuloi dhe gjyqtari kryesor Pashaj aq donte dhe me nxorri te kuqen", shpjegoi Kuli i cili ka patur edhe perkrahjen e bashkelojtareve si dhe te mbrojtesit te kombetares Andi Lila i cili i shpjegoi me ane te SMS-se se ishte i te njejtit mendim qe kartonin e mori kot. Gjithashtu ne perkrahje te Kulit ishin edhe bashkelojtaret e skuadres te cilet shpjeguan se : "Eshte futboll nuk eshte balet dhe acarime momentale ka si nga veprime te shkuara por edhe ne kete moment ndodhi qe Kuli u argumentua me lojtarin e Vllaznise por nuk ishte per karton te kuq. Nuk e meritonte dhe kjo mund te na ndeshkoje nese ai denohet. Shpresojme qe Disiplina ti shikoje me kujdes pamjet televizive dhe te vendosi drejte, pasi akti i lojtarit Shkodran ishte si ato filmat "multiplikativ", perfunduan shpjegimin lojtaret e Shkumbinit. Skerdilaj Sulozeqi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3763 |