Nikolla Ilievski: jam shume i kenaqur se e merituam fitoren | ||||
|
Trajneri i Bylisit, Nikolla Ilievski tha fjalet me te mira per skuadren e tij ne kete fitore ndaj kampioneve. "Arritëm një fitore të bukur e të merituar. E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, pavarsisht se Dinamos do ti mungonte Bakaj. Por Dinamoja është një skuadër e fortë që ka një grup mjaft të mirë lojtarësh. Kjo na bëri që ta pregatisim me kujdes këtë ndeshje dhe lojtarët e mi u futën në fushën e lojës të motivuar e me besimin për ta fituar këtë ndeshje, megjithëse mbi ta rëndonte përgjegjësia. Ata luajtën mjaft mirë taktikisht, dhe jo vetëm I zbatuan me përpikmëri detyrat e ngarkuara, por ishin dhe krijues në lojën e tyre gjë që solli që të shënonin që në minutat e para golin e avantazhit. Më pas mbas një frymëmarrje disa minutëshe që I krijuan një hapësir dinamovitëve futbollistët e mi arritën të merrnin sërish frenat e lojës në dorë duke krijuar epërsi të plotë ndaj kundërshtarit e duke vazhduar të sulmonin vazhdimisht në portën e miqve. Edhe pjesa e dytë filloi më e mirë për skuadrën tonë e cila kërkonte me insistim dyfishimin e rezultatit dhe golin e qetësise. Rastet për shënim ishin të shumta, megjithatë arritëm të shënonim dhe dy herë të tjera duke mos e vëne në dyshim fitoren e kësaj ndeshje megjithëse pësuam një gol 5 minuta para se të mbaronte ajo. Kështu arritëm një fitore të bukur e plotësisht të merituar. Padyshim një ndihmesë të madhe në arritjen e saj kanë dhe tifozat e skuadrës tonë të cilët na përkrahën dhe na inkurajuan gjatë gjithë lojës. Tashmë që kjo ndeshje përfundoi na duhet të mendojme dhe të punojme për ndeshjen e radhës që do të luajme në transfertë ndaj Besës. Ekipi që luajti sot mund të ishte dhe më i mirë në qoftë se s'do të kishim mungesën e Begës dhe të Dimos për shkak skualifikimi nga kartonat. Kemi një kontigjent të madh lojtarësh cilësor. Megjithatë ne përpiqemi që të aktivizojme më të mirët dhe ata që i përgjigjen skemave taktike në bazë dhe të kundërshtarit. Tashmë Bylisi me përforcimet e bëra gjatë merkatos është bër një ekip i fortë, solid që do të jetë i suksesëshëm si në ndeshjet brenda në shtëpi, ashtu dhe në transfertë. Pra ky është Bylisi që unë dëshiroj dhe që s'duhet ta diskutoj asnjë moment rënien nga kategoria.”, perfundoi trajneri Maqedonas prononcimin e tij perpara mediave. Besi Donati Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3403 |