Elbasani/ Karishik beson te mbijetesa | ||||
|
Trajneri i Elbasanit Esad Karishik pas fitores se pare me Elbasanin eshte i bindur qe mbijetesa mund te arrihet. “Do te jete e veshtire por ne do te bejme te pamunduren. Kam pare qe te skuadra disa gjera kane ndryshuar dhe fitorja do na bej mire per moralin. Bylykbashi eshte nje futbollist shume i mire dhe do te na ndihmoje shume. Tani duhet te marrim pike kudo, ne cdo fushe qe te afrohemi me ekipet qe kemi siper. Ka shume ndeshje ne loje dhe kam besim qe do te shpetojme”, ka thene trajneri i Elbasanit. Fitorja e pare per vitin 2011 ka kthyer buzeqeshjen ne qytetin e Elbasanit dhe tifozet jane optimiste qe gjerat mund te ndryshojne ashtu si dhe trajneri Karishik. Ata kane premtuar se do rikthehen per te mbeshtetur dhe ndihmuar verdheblute. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3674 |