Kategoria Superiore / Teuta - Tirana 0-0 | ||||
|
Tirana dhe Teuta u ndane ne barazim pa gola, ne nje takim me dy pjese te ndryshme. E para monotone dhe me faulla e gabime nga te dyja skuadrat dhe pjesa e dyte me agrecive e me shume raste per shenim nga te dyja ekipet, sidomos nga miqte te cilet luajten edhe me nje lojtar me pak te gjithe pjesen e dyte. Takimi sic e permendem filloi i qete me te dyja skuadrat te vendosura per te kontrolluar lojen e njera-tjetres. U pane fillimisht disa vershime ne mesfushe te lojtareve miq, por pa asnje rrezikshmeri ku pasimet e Likes dhe karabecit e gjeten dy here sulmuesin Pejic ne pozicion jashte loje. Nga ana tjeter teuta u mundua te rrezikoje me ane te bakiasit dhe sulmuesit Pepa. Ky i fundit pati dy raste te pastra per te shenuar ne minutat 20-te dhe 42, kur u gjend i vetem brenda zones se rreptesise, gjuajti forte ne te dyja rastet, por portieri Lika priti sakte duke i mohuar avantazhin vendasve. Pjesa e dyte filloi me nje gabim te Gilman Likes i cili goditi nje lojtar kundershtarduke u ndeshkuar me karton te kuq dhe duke e lene skuadren e tij me nje lojtar me pak. Megjithese me 10 lojtare, Tirana nuk u kthye ne mbrojtje, por kryen disa zevendesime duke hedhur ne fushe lojtaret e rinj Tushe, Taku e me pas Hajdarin te cilet i dhane me freski lojes se miqve qe rrezikuan me nje seri rastesh te pastra te cilat nuk u konkretizuan nga Pejic sidomos ato ne minutat 65-te, 73-te e 82-te. Me pare ai u gjend ne zone perpara portes se boshatisur pasi shmangu edhe portierin vendas, por ne castin e fundit qe gjuan, topi bllokohet nga Hoti dhe kalon jashte vijes fundore. Me vone eshte po Pejic qe brenda zones ne rremuje e siper e dergon topin jashte e me pas eshte Rizvani qe shpeton depertimet e Tushes dhe Pejic. Edhe Teuta nga ana tjeter pati disa momente te bukura ne lojen e saj por pa mundur te perfitoje edhe nga epersia numerike, gaboi disa here perpara portes se Likes i cili mund te themi se ishte ne nje dite shume te mire pasi beri disa pritje decizive. Nika dhe Bakiasi ishin te rrezikshem perpara portes por num munden te shenojne. Te dyja skuadrat munden te marrin nga nje pike pas ketij barazimi pa gola ne ndeshjen debutuese per trajnerin Kroat te Tiranes Misho Krsticevic Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3807 |