Kategoria Superiore/ Besa - Skenderbeu 0-0 | ||||
|
Ndeshja midis Beses se Kavajes e cila pretendon per te dale nga zona e ftohte dhe SKenderbeut i cili pretendon per te marre titullin kampion eshte mbyllur ne shifrat 0-0. Ne kete takim te dyja skuadrat nuk kane dale fitimtare sepse secilit prej ketyre ekipeve i nevojitej fitorja, por qe ne kete rast mungoi. Skenderbeu gjate gjithe 45 minutave te para qarkulloi me dendur topin dhe morri lojen ne administrim. Po ndersa volumi i takoi miqve, nuk mund te thuhet e njejta gje per rastet qe ata krijuan. Ka qene nje pjese e pare e varfer ne raste e kjo edhe per njefare frike te Beses qe nuk rrezikoi shume ne sulm, por shihej me e motivuar ne ngushtimin e hapesirave te sulmit mik.Mbrojtia kavajase sot ishte ne top forme. E kur flasim per sulmin korcar Muzaka dhe Soza pjesen e pare ishin thuajse jashte vlerave te tyre te njohura. I vetem Shkembi u mundua mjaft te furnizonte me topa te gjate Sozen e Muzaken, por mbrotja e Beses e pati te lehte ti bllonkote. Si rralle here Fagu, Arapi u pane shume pak te ndihmonin sulmin, i cili nuk arriti qe te rrezikoje asnjehere seriozisht porten e Beses ne 45- minutat e para. Ndersa ne sulmin kavajas ai qe mbetetej me i rrezikshem ishte Dos Santos e shpeshhere ne shpejtesine e tij vinte ne rrezik mrbojtjen e Skenderbeut, qe megjtihe perpjekjet nuk e perballonin shpejtesine e tij. Fakti qe nuk pati gola dhe shume raste ne pjesen e pare ishin edhe si rezultat i tensionit qe ekzistonte ne te dyja skuadrat, qe nuk dolen ne asnje moment ne lojen e tyre me te mire.Pjesen e dyte nisi po me kete epersi te Skenderbeut ne volumin e lojes, por nuk vijoi e tille ne 20 minutat e fundit te takimit. Korcaret ne fillimin e kesaj pjese te dyte do te perpiqeshin qe te kishin nen kotnroll ndeshjen, por Besa qe kishte ende energji per te shpenzuar i doli perballe dhe filloi ta sulmone. Pas minutes se 70- verdhezinjte duke pare se Skenderbeu nuk kishte ate kundesulm qe pritej, mendoi ta fitonte takimin. Futja ne loje e Nores rriti fuqishem manovresn sulmusse te Beses dhe ne tre raste Besa duhet dhe mund te kishte shenuar. Rastet e minutave te fundit te Sefes, vecmas ato te Nores e Dos Santosit patjeter duhet te prodhonin nje gol per verdhezinjte. Ne minuten e 92' Dos Santos i vetem dheshume afer portes nuk arriti te godase, duke humbur rastin e arte te kesaj ndeshjeje. Ky takim pervecse lojes shume te forte u vleresua dhe per menyren e ndertimit te skuadrave nga te dy trajneret sepse sic dihet nje vit me pare Gerti Haxhiu ishte trajner i Skenderbeut dhe Shpetim Duro trajneri i Beses. Barazimi hodhi poshte te gjitha aludimet per trukim dhe me te vertete sot fitoi futbolli pervec barazimit te dy ekipeve ne fushe. Andi Kodra Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3953 |