Kategoria Superiore / Flamurtari - Besa 3-0 | ||||
|
Nuk vonon nje jave dhe vlonjatet bejne autokritike. Nje fitore e paster 3-0 ka nderuar Sokol Branicen sot ne stadiumin "Flamurtari" te qytetit te Vlores. Goli i maqedonasit Lena ne minuten e 30-te te takimit po ashtu edhe dy goleshi i tropojanit Gerhard Progni ne minutat 54-rt dhe 90-te kane vulosur fatin e ketij takimi. Ne pjesen e pare vendasit arriten qe te shpernguleshin ne sulm, por pa mundur qe ne minutat e para te takimit te shenonin ne porten e Kavajasve. Gerti Haxhiu, trajneri vlonjat i miqve kerkoi qe te mbante nen presion skuadren e vendlindjes, por pa mundur ti shpetonte sulmit te befasishem te Daniel Xhafes dhe Roshit. Keta te dy po ashtu edhe ndihmesi i krahut, Lena kane qendruar pothuajse te gjithe pjesen e pare perballe portes se miqve, por ne fund u shperblyen nga goli i Lenes. Maqedonasi depertoi ne krah te majte te mbrojties dhe gjuajti duke kaluar ne avantazh te tijte. Me pas se bashku me entuzizmin u shtuan dhe deshirat e ekipit per te dyfishuar rezultatin, por pa sukses. Mbyllet pjesa e pare vetem me nje gol te vendasve. Ne pjesen e dyte kavajasit vijne me ndryshime ne radhet e sulmit duke nxjerre nga fusha Dos Santos dhe futet i riu Hasa, po ashtu ndodhen dhe disa zevendesime ne mesfushe duke u aktivizuar dhe Dedej. Ndonese ne kohe, edhe keto zevendesime nuk rezultuan efikase per skuadren e trajnerit Haxhiu pasi vlonjatet diten shume mire te ruajne avantazhin dhe ta dyfishojne ne pjesen e dyte me ane te Prognit. Pas golit te dyte skuadra e Beses nuk kishte cfare te humbiste dhe iu drejtua e gjitha portes se Mockes, por sulmet nukishin rezultative pasi Nora dhe Hasa nuk arriten te shenonin. Ne fundin e pjeses se dyte ishte serish Progni qe po kerkonte golin dhe kete here gjuan nga distanca, rreth 23 meter larg portes dhe shenon. Ketij takimi me ane te ketij goli i vihet "kapak" dhe te dyja skuadrat hyjne ne dhomat e zhveshjes duke filluar te mendojne per ndeshjet e javes se XXVI qe do te rihapin superligen ne daten 2 prill. Besa do te perballet me Bylisin ne tentative per te fituar dhe per tiu afruar serish pas kesaj diference kater pikeshe mes tyre. Ndersa Flamurtari udheton drejt Durresit, aty ku do te zhvillohet nje takim bregdetaresh dhe secili duhet te tregoje vlera pasi Teuta kerkon shpetim dhe Flamurtari kerkon konfirmimin e nje hapi drejt titullit. Besi Donati Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4196 |