Agim Canaj: Nje fitore me vlera ndaj nje ekipi rivale | ||||
|
Agim Canaj (Trainer i Bylisit që e drejtoi ekipin nga tribuna): “Ishte një ndeshje midis ekipesh rivale për mbijetes ku dhe presioni bëri punën e tij dhe i bëri lojtarët që mos të dilnin si duhet në lojën e tyre. Në pjesën e parë humbëm disa raste shënimi. Ishim pregatitur si duhet për këtë ndeshje pasi Teuta është një ekip i vështirë që luan mbrapa dhe aplikon kundërsulmin e shpejtë. Megjithatë ne ditëm të triumfojm ndaj këtij kundërshtari duke arritur një fitore të bukur e të merituar megjithëse me rezultat të ngushtë e cila na jepe shpresa dhe më shumë siguri për mbijetes. Gjithsesi është vetëm një fitore dhe s’duhet të na përfshij euphoria, por duhet të qëndrojm me këmbë në tokë pasi situatat janë të vështira e rivaliteti është i fortë. Përsa i përket lojës së ekipit unë kam ende vërejtje për mënyrën e të luajturit, por në cilësin e ndeshjes mendoj se ndikoi dhe terreni duke na e vështirësuar lojën tonë ndaj një ekipi që mbrohet me shumë forca. Unë shpresova deri në fund te fitorja dhe futbollistët luajtën me shpirt të lartë, sedër dhe ambicie për ta fituar këtë ndeshje. Shpresoj se do ta ruajm këtë ritëm edhe në vazhdim dhe do ti shpëtojm rënies nga kategoria. Tashmë na duhet të mendojm e të punojm pa humbur kohë për ndeshjen e radhës që do ta zhvillojm në transfertë me një tjetër rivale me të cilën jemi me pikë të barabarta, Kastriotin e Krujës”.Besi Donati Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4215 |