Bekim Bala: Vendi i trete objektiv i skuadres | ||||
|
Ish-lojtari i Vllaznise i cili luan me skuadren kryeqytetase, shprehet per situaten e tanishme te Tiranes dhe per supersfiden me Vllaznine. "Ne do te luajme fort dhe do te bejme cdo gje qe te arrijme vendin e trete. Do te levizim cdo gure qe ta arrijme kete objektiv.E kam te veshtire ta parashikoj kete takim sepse jane dy ekipet e mia te zemres. Por shpresoj qe ne te fitojme. Po arrij formen time me te mire por pa Pejic ndjehem pak si bosh por besoj shume dhe tek fantazistet. Duhet qe ne ta arrijme patjeter vendin e trete sepse per finalen e kupes nuk i dihet cfare ndodh. Ne ne perberje kemi lojtare te medhenj si Gilman Lika, Hyka, Andi Lila etj dhe si pasoje kemi obligim fitoret ne objektivin tone. Sa per te ardhmen time, une kam dy vjet kontrate me Tiranen dhe do ta rrespektoj. Me pas nuk i dihet", perfundoi talenti shkodran i Tiranes Bekim Bala. Skerdilaid Sulozeqi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4099 |