Kategoria Superiore/ Tirana-Skenderbeu 0-1 | ||||
|
Nje fitore ne Tirane e ka afruar shume prane titullit kampion tani qe ka kater pike me shume se Flamurtari qe barazoi ne Lac. Mes shume polemikave, tensioneve ne fushe dhe ne stadium korcaret kane fituar te ndihmuar edhe nga treshja e gjyqtareve. Tifozet e Tiranes te irrituar jane perleshur me policine ndersa drejtuesit e skuadres kane menduar te largohen nga fusha e lojes pas atyre qe po ndodhnin. Ndeshja eshte nderprere per disa minuta dhe tensioni ka zgjatur deri ne fund te ndeshjes. Ne pjesen e pare Tirana ka qene me e sakte ne ndertimin e aksioneve dhe ne fund Pejic mund te kishte shenuar nese sdo e dergonte topin ne shtyllen pingule. Skenderbeu ka qarkulluar topin dhe ka rrezikuar ne dy raste me Muzaken dhe Sozen. Gjyqtari gjate gjithe ketyre minutave ka mbajtur ne favor te korcareve duke dhene shume faulla te paqene. Me fillimin e pjeses se dyte fillon dhe tensioni eshte rritur. Nje pengim i Muzakes ne kufinjte e zones se Tiranes per gjyqtarin kryesor ska qene faull. Loja ka vazhduar ndersa anesori ka bere me shenje per 11-metersh. Irritimi ka arritur kulmin te lojtaret, stafi dhe tifozet bardheblu. Shkembi ka goditur sakte dhe ka shenuar. Ne minuten e 60-te Gvozdenovic ka marre karton te kuq dhe ka lene skuadren me 10 lojtare. Ne ato minuta policia dhe tifozet jane perleshur ne shkallet e stadiumit. Ne minutat e mbetura Tirana eshte perpjekur ndersa Skenderbeu ka administruar rezultatin dhe kundersulmuar. Ne fund korcaret kane dale triumfator nga transferta e kryeqytetit qe per ta ishte shume e veshtire. Tani jane kater pike me shume se Flamurtari dhe festa per titullin ka nisur. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4730 |