Ne fokus/ E hena dhe Disiplina vendosin fatin e kampionatit shqiptar | ||||
|
Dita e hene do te vendosi perfundimisht fatet e ketij kampionati. Ne dore e ka Komisioni i Disiplines qe do te percaktoje nese Flamurtari do te marre apo jo tre piket ne tavoline ashtu si pretendon. Neser ne oren 12:00 para FSHF-se pritet te kete nje proteste te organizuar nga tifozet vlonjat qe do te ushtrojne presion mbi ate qe kerkojne. Ne mbremje mund te mesohet se cfare vendimi eshte marre. Nese nuk i jepet 3-pikeshi ne tavoline Skenderbeut i duhet te fitoje te merkuren me Elbasanin dhe do te jete matematikisht kampioni i Shqiperise. Nese Flamurtari i merr tre piket gjithcka do vendoset ne javen e fundit ne ndeshjen qe kane dy rivalet me njera tjetren. Flamurtari shpreson te marre tre piket ne tavoline pas incidenteve te ndodhura ne ndeshjen me Lacin nje jave me pare. Komisioni i Disiplines u mblodh te merkuren per te vendosur por kerkoi pese dite kohe per hetim me te gjere. E hena do te percaktoje fatet e ketij kampionati. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4193 |