Flamurtari/ Vlonjatet betohen per hakmarrje | ||||
|
Drejtuesit e Flamurtarit po presin me padurim Skenderbeun. Fjala hakmarrje eshte ajo qe te gjithe vlonjatet cojne nepermend dhe i degjon te thone gjate ketyre diteve. Lojtaret dhe trajneri Magani i kane shpallur lufte korcareve te cilet i akuzojne se kane vjedhur titullin. Te dyja ekipet do te luajne me formacionin me te mire dhe do te jete nje ndeshje nderi. Flamurtari do ti tregoje gjithe Shqiperise se eshte skuadra qe ka fituar titullin moral, ndersa Skenderbeu per ti treguar se eshte ekip me i mire se vlonjatet dhe se e meriton te jete kampion. Interesimi i tifozerise se Flamurtarit pritet te jete i madh dhe mesohet se ata po pergadisin nje numer te madh parrullash ofenduese per rivalet e tyre. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4336 |