Dinamo/ Besnik Sulaj dorezon celsat, blute ne meshire te fatit | ||||
|
Presidenti i Dinamos Besnik Sulaj ka dhene doreheqjen menjehere pas ndeshjes Dinamo-Beselidhja. Jo vetem ai por dhe donatoret e tjere Avni Braçe, Apostol Gocaj dhe Alban Aliko nuk do te jene me financues te skuadres blu, çka do te thote se nga mbreme kjo skuader nuk ka asnje lloj mbeshtetje financiare dhe tani ka mbetur ne meshire te fatit. Arsyet pse keta donator kane dhene doreheqjen mbeten enigma edhe pse publikisht ata kane sqaruar se duan ti perkushtohen bizneseve te tyre. “Kam impenjime shume me te rendesishme, te cilat i kam lene pas dore, duke u marre me futbollin”, ka folur ne emer te te katerve Sulaj, njeriu qe e ka nxjerre dy here kampione kete skuader. Dinamo tani edhe pse siguroi qendrimin ne Superlige ka shume pikepyetje per te ardhmen dhe ndodhet ne pritje nese do te kete sponsor te tjere qe do afrohen apo jo. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5301 |