Ne fokus/ Vazhdojne protestat e tifozeve te Tomorit | ||||
|
Tifozet e Tomorit te Beratit nuk kane ndermend te ndalen me protestat. Ata jane kundra kryetarit te Bashkise dhe te henen ne oren 09:30 do te mblidhen serish te gjithe se bashku per te shprehur mendimin e tyre kundra me ate qe po behet me skuadren dhe presidencen para Bashkise. Presidenti Ali Dyrmishi, njeriu qe i ngjiti ne Superiore dhe i premtoi nje skuader pretendente per titull eshte terhequr nga puna e tij dhe ka lene jetime skuadren. Ultrasit e Tomorit akuzojne kryetarin e Bashkise Fadil Jusufin si njeriun qe po i prish endrren dhe betohen se nuk do te heqin dore deri sa te gjehet nje zgjidhje per ekipin e tyre te zemres. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4080 |