Flamurtari/ Gjika largon Xhafaj, Plakun, Devollin e Ahmatajn | ||||
|
Presidenti i Flamurtarit ka vendosur te largoje kater lojtaret me te rendesishem te skuadres se tij.Daniel Xhafaj, Sabino Plaku, Bledar Devolli dhe Julian Ahmataj nuk do te luajne me per skuadren vlonjate. Ndaj tyre ai nuk ka bere asnje akuze dhe nuk ka shpjeguar pse nuk do i mbaje ne skuader. Shpetim Gjika ka sqaruar se do te ndertoje nje skuader me lojtare te rinj e te talentuar dhe nuk ka ndermend te shpenzoje pafund per nje kampionat qe sipas tij eshte i prenotuar qe pa filluar. Trajneri ri Gugash Magani me shume mundesi do te largohet dhe vendin e tij do ta zere Shkelqim Muca. Flamurtari i Gjikes vitin tjeter mund ti besoje te rinjve te talentuar qe shkolla vlonjate ka ditur te nxjerre gjithmone. Kater lojtaret e larguar tani duhet te mendojne per te gjetur skuader tjeter.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4738 |