HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Superkupa/ “Tirona Fanatics” akuzojne FSHF per shpifje
nga AlbaniaSoccer   E premte, 19 Gusht 2011 23:36   pdfShtypEmail

fanaticsMenjehere pas deklarates qe ka bere FSHF grupimi i tifozeve te Tiranes te njohur me emrin Fanatics kane bere nje deklarate per shtyp ku sqarojne ate qe ata e quajne nje shpifje jo serioze te FSHF-se.

REAGIM I TIFO-GRUPIT "TIRONA-FANATICS"
PAS DIZINFORMIMIT TE FSHF

Grupimi “Tirona Fanatics” u njoh sot me komunikaten per shtyp te Federates Shqiptare te Futbollit ku me habi verejti disa pavertetesi ne lidhje me perfshirjen e tifogrupit ne ndeshjen e Superkupes.


Se pari do te donim te mire-informonim publikun si edhe te qartesonim FSHF se asnje nga tifozet e Tirones, aq me pak anetare te Tirona Fanatics, nuk jane nisur drejt Korçes pa bileta. Nese FSHF ka ndonje dyshim ne lidhje me kete akuze karshi nesh, mund ta vertetoje nepermjet dyqanit qe zgjodhi vete per shitjen e biletave.


Se dyti duam te sqarojme situaten para se te futeshim ne stadium, ne hapesiren qe e zgjodhi po vete FSHF per tifozet e Tirones. Kur kemi arritur ne dyert e stadiumi nuk jemi lejuar nga policia e çorganizuar e Korçes te futemi tek vendi per te cilin i kishim blere bileten sepse nuk merrte persiper sigurine e rendit. Kjo pasi organizatoret (FSHF, policia, stadiumi etj) jo vetem qe nuk kishin arritur te krijonin korridor hapesire per siguri, por e kishin populluar vendet e tifozeve te Tirones me tifoze korçare. Kjo jo mungese profesionalizmi dhe serioziteti nuk mund te sillte ndryshe perveçse nje perleshje midis tifozesh. Per te justifikuar papergjegjshmerine e organizatoreve, me nderhyrjen e presidenteve te dy klubeve dhe Ilir Shulkut, policia beri te mundur qe ne te futeshim vetem tek nje pjese e atyre vendeve qe na takonin. Siç e permendem edhe me siper nje situate e tille artificiale, mund te lindte vetem ferkime dhe pasiguri mes tifozeve. Ne nje situate te tille policia ka nxjerre jashte te gjithe tifozet e Tirones duke deshmuar qe nuk ka kapacitete te mjaftueshme per te perballuar nje ndeshje te tille.


Se treti do te donim te ftonim te gjithe opinionin sportdashes dhe kryesisht ata qe jane ne zyrat e FSHF te shikoje me vemendje pamjet filmike te tifozeve qe pushtuan fushen dhe ushtruan dhune mbi futbollistet. Ne jemi te bindur qe nuk do gjejne asnje tifoz te Tirones ne ate shfaqje injorante.


Si perfundim do te donim te ftonim FSHF qe te tregohet me korrekte dhe te bazohet ne fakte para se te nxjerri nje komunikate zyrtare, pasi nuk eshte serioze per institucionin si edhe ti beje me mire detyrat e shtepise kur behet fjale per ndeshje te ketij niveli here tjeter. Nuk eshte aspak e drejte qe mosfunksionimin e organeve pergjegjese per organizimin e nje ndeshje futbolli ti kalohet tifozeve, te kujto ekipi qofshin ato.


busy
komente