Superkupa/ Policia heton trazirat ne stadiumin e Korces | ||||
|
Incidentet e renda qe ndodhen ne stadiumin e Korces ne ndeshjen Skenderbeu-Tirana do te hetohen nga policia. 4 persona, shkaktare te dhunes do te hetohen ne gjendje te lire nderkohe qe policia e qarkut Korçe po punon per identifikimin e personave te tjere te cilet para fillimit te kesaj ndeshjeje kane shkaktuar probleme dhe kane prishur rendin dhe qetesine publike. Te dyja tifozerite jane perplasur me njera tjetren ndersa incidente jane shenuar edhe gjate ndeshjes kur tifozet e Skenderbeut jane futur ne fushe dhe kane sulmuar me sende te forta lojtaret e Tiranes. Ne oret e para te mengjesit shume prej tyre jane shoqeruar ne polici dhe me pas jane liruar per tu hetuar ne gjendje te lire.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3708 |