Tomori/ Skuadra mbetet jetime dhe pa shtepi | ||||
|
Per trajnerin e Tomorit Perparim Daiu puna eshte bere shume e veshtire ne krye te skuadres qe drejton. Bashkia e Beratit nuk po akordon fondin per rikonstruksionin e fushes stervitore dhe skuadra ka ngelur jetime dhe e pa shtepi. Tomori per momentin po zhvillon pergatitjet ne qytetin e Kavajes por kjo nuk eshte fare e pershtatshme per nje skuader profesioniste qe luan ne Superiore. Disa lojtare qendrojne ne Tirane dhe udhetojne me pas drejt Kavajes ndersa pjesa me e madhe ben cdo dite rrugen nga Berati ne Kavaje dhe anasjelltas. Lojtaret jane te pakenaqur dhe po ashtu edhe trajneri Daiu dhe ata presin pergjigje per kete problem shume te madh qe po hasin prej pak kohesh. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4376 |